VIDEO/ Breshëri ndaj lokalit të policit në Shkodër, qepenat bëhen shoshë, plumbave s'i shpëton as Benzi
Ora News siguron pamje nga lokali i Alfred Pjetrit në Shkodër, i cili mbrëmjen e djeshme ra pre e një sulmi me breshëri armësh.
Ngjarja e ndodhur në Dobraç shkaktoi panik te banorët por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
Siç shihet në pamjet e mësipërme, shenjat e plumbave duken qartë në qepenin e lokalit, që në momentin e sulmit ka qenë i mbyllur.
Breshëria e plumbave nuk ka kursyer asnjë makinë të parkuar aty pranë.
Për ngjarjen në fjalë policia ka shpallur në kërkim 4 persona, ndërsa njëri prej vëllezërve, Vlash Pjetri, tha për mediat se nuk kanë konflikt me askënd.
Burimet thonë se ata janë Rivaldo Planaj, Bardhok Planaj, Orlando Planaj dhe Mirsad Shpellzajn.
Njoftimi i Policisë Shkodër për ngjarjen
Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dobraç, ku disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër.
Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lexo edhe