"Ky do të jetë fati juaj nëse dilni pa marrëveshje..." A po e përdor BE mutacionin e ri si presion për Brexit?

Bashkë me lajmin e variantit të ri të Covid 19 që po qarkullon në Britaninë e Madhe nuk mungojnë edhe konspiracionet.

Janë jo të paktë ata që e lidhin me presionin që BE po ushtron ndaj saj për Brexit.

Këto qëndrime u shprehën edhe në emisionin "Tempora" në Rtv Ora.

Artan Koni: Ajo që po ndodh në Angli, ishte Europa e para që bllokoi rrugët me Anglinë dhe pastaj ishte Anglia që bllokoi daljet. Disa thonë që është një histeri e Europës, frikë më shumë se duhet nga Anglia.

Ndërsa disa miq të mi në Angli thonë se ka një trysni të tmerrshme ndaj Anglisë që në 1 janar të futen me marrëveshje për Brexit, dhe u gjet kjo shtamë e re duke bllokuar Anglinë për ti lënë të kuptojnë se nëse dilni nesër pa marrëveshje për Brexit ja si do të dilni me këto radhët e gjata.

Leidon Shapo: Koni thotë se Anglia duke bërë sekuencën genetike ja futi me kobure në këmbë vetes së saj. Fakt është se ka një tension Brexit-i që u reflektua në Dover para dy ditësh ku maune pa fund ngecën aty sepse ashtu u vendos. Ne bëmë një lojë kundër peshkarexhave franceze, francezët u kthyen mbrapsh. U zgjidh sot edhe me një grup të madh shtetesh europiane që e kuptuan situatën dhe janë gati të bëjnë lëshimet përkatëse.

Shtamin duhet ta ndjekim, këto mutacione të këtij lloji që u kap nuk janë të shpeshta, është "peshkaqen" i madh që ra në rrjetë por vetëm 3-4 janë të rëndësisë së veçantë në dy raste: Kur shtohet shumë transmetueshmëria dhe kur virusi bëhet më vdekjepurës. Na duhen të gjitha, na duhet vaksina që sapo ka filluar, masa të tjera.