Shima: Ora News kërkon korrigjimin e raportit të Parlamentit Europian

Kryeredaktori i përgjithshëm i RTV Ora, Brahim Shima komentoi raportin e bërë nga disa studiues dhe të publikuar nga Parlamenti Evropian lidhur me shpërndarjen e lajmeve të rreme në Facebook.

Shima tha se raporti është bazuar vetëm në 4 pika duke theksuar raporti në këtë formë është formuluar si i njëanshëm.  

Shima: Raporti nuk është i Parlamentit Evropian, por janë ekspertë që kanë bërë një studim, por Parlamenti shprehet se nuk ka përgjegjësi mbi këtë raport. Lajmi i Rai 3 ka pasur reagime nga Shqipëria që nuk është kaq i madh shpërndarje e drogës, por Rai 3 nuk e ka hequr diçka të tillë. Po ashtu edhe lajmet në raport me vaksinën. Bazuar në këto 4 pika, studiuesit kanë dalë në këtë raport që është i njëanshëm. Raporti ka vënë theksin qëllimisht mbi dy media të mëdha, mbi Ora News dhe Top-Channel për shpërndarje lajmesh të tilla.

Shima u shpreh zyrtarisht është kërkuar të hiqen pjesët e pasakta.

Shima: Mendoj se ky raport është krejtësisht i qëllimshëm, madje mund të jetë shtyrë edhe nga situata në vendin tonë, duke i rekomanduar që të shkojnë në këtë drejtim. Zyrtarisht kemi bërë edhe prapësimin e raportit me anë të studios tonë ligjore. Reagimi ka qenë i menjëhershëm për këtë rast. Më bën përshtypje edhe reagimi i disa medieve në vend që janë nxituar për shpërndarjen e lajmeve të tilla në Facebook.