Rruga me gropa e ujë 200 metra larg bashkisë së Elbasanit

Aksi "Sefedin Agolli",në lagjen" Banesat e Kombinatit”, është kthyer në një shqetësim për banorët.

Kjo rrugë ndodhet vetëm 200 metra larg zyrës së kreut të bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ata shprehen të revoltuar për mungesën e investimeve ndërsa thonë se rruga nuk plotëson asnjë standard.

“Kjo rrugë gjithë kohën ka qenë me baltë, më vonë është shtruar me zhavor dhe tani është prapë e mbushur me ujë. Këtu nuk është investuar asnjëherë, vetëm sa është hedhur pak zhavor”, shprehen banorët.

Fëmijët duhet t’i kalojnë me bicikletë ose në krahë.

“Nipin e kaloj me biçikletë ose e mbajë në krahë kur e kaloj, nuk kanë ku ty luajnë fëmijët sepse është baltë e madhe”, shprehen banorët.

Edhe pse aksi ndodhet pranë bashkisë, banorët thonë se aty nuk ka qenë asnjë zyrtar për tu interesuar.

“Unë nuk i njoh fare se kush ështëne krye të bashkisë”, shprehen banorët.

Qytetarët kanë denoncuar vazhdimisht gjendjen e rrugëve në disa lagje në Elbasan, duke theksuar edhe neglizhimin e bashkisë për zgjidhjen e problemeve në infrastrukturë.