Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Koalicioni opozitar i pandarë, qëllimi ynë largimi i Ramës
Kretari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thënë se koalicioni opozitar është i vendosur për të ecur drejt zgjedhjeve të 25 prillit i bashkuar.
Sipas Bashës, qëllimi i vetëm i këtij koalicioni është largimi i kryeministrit Rama.
Basha: Koalicioni opozitar është një dhe i pandarë, me një qëllim për të larguar Edi Ramën, për t’i dhënë shqiptarëve të gjitha garancitë se do të largohet Rama dhe ky regjim, nuk do të ketë asnjë ditë më shumë. Ky njeri që për 8 vite nuk mbajti përgjegjësi, e mbajti vendin në krizë, dhunoi shqiptarët, i zhyti në varfërinë më të thellë, iu shkatërroi vendet e punës. Nuk meriton asnjë ditë më shumë,sepse atë që bëri për 8 vite me radhë, atë do të vazhdojë të bëjë nëse i lejohet edhe një ditë më shumë. Ndërsa atë që nuk bëri për 8 vite, nuk ka shans ta bëjë më.
Ndaj do të jemi bashkë me të gjithë shqiptarët me synimin e vetëm, për vetëm një qëllim kryesor rreth të cilës bashkohemi, largimin e kësaj të keqje, largimin e Edi Ramës.