Dëshmia e shqiptares fundos grupin italiano-shqiptar, 18 të arrestuar
Dëshmia e një shqiptareje e cila ka pranuar bashkëpunimin me drejtësinë, ka dërguar në pranga 18 persona të akuzuar në Itali si pjesë e një rrjeti të trafikut të narkotikeve mes dy vendeve.
Rome - Autoritetet policore të antidrogës italiane në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të antimafias kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin e koduar "Metalba" i cili ka çuar në shaktërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.
Droga kryesisht e tipit kokainë, heroinë e marijuanë transportohej përmes korrierëve shqiptarë e furnizonte tregjet e shitjes së saj në territorin e bregdetit joniku-lukan në provincat e Matera, Cosenza, Potenza, Leçe, Udine, Parma e Trapani.
Në masa ndalimi janë vënë 18 persona, 11 në arrest shtëpial e 7 në arrest me burg.
Ndër ta janë dy shqiptarët Bledar Allmuça 36 vjec - me banim në komunë Scanzano Jonico e që aktualisht ndodhet në burgun e Materas i dënuar për vepra të mëparshme penale – dhe shqiptari Hasan Tali 32 vjeç me banim në komunë Tursi ndaj të cilit është vënë masa e arrestit shtëpiak.
Sipas autoriteteve italaine operacioni i koduar "Metalba" nisi hetimet pas rrëfimeve të një shtetase shqiptare e cili vendosi të bashëkpunoj me drejtësinë italiane e të zbardh skemën e aktivitetit kriminal të këtij grupi trafikantësh.
Aktiviteti investigativ zbardhi trafikimin e lëndëve narkotike të tipit heroinë, kokainë, e marijuanë në kanalin e furnizmit nga Shqipëria në Itali përmes furnizuesve shqiptarë me bazë e banim në provincën e Materas.
Droga e mbërritur nga Shqipëria shpërndahej më pas në tregjet e shitjes e me çmime konkurruese me grupet e tjera kriminale me veprim në këto territore.
Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar një sasi lënde narkotike si dhe një instrument skanner që shërbente për të gjetur nëse u janë vendosur mikropërgjues, fakt që sipas antidrogës italiane vërteton nivelin e lartë e të sofistikuar të këtij grupi kriminal italo-shqiptar. Mes te arrestuarve italianë katër janë femra.