Rama i ashpër ndaj kritikëve: Policia e Shtetit është përdhunuar, jo dhunuar!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj akuzave që Policia e Shtetit ka dhunuar protestuesit.

Kreu i qeverisë ka cekur një rast në natën e parë të protestës, ku sipas tij policia i ka lejuar protestuesit ti qëllonin sepse ndjenin keqardhje për aktin e kolegut të tyre, teksa e ka cilësuar këtë dhunë si përdhunim.

“E para, nuk e di se kujt i referoheni ju dhe çfarë videosh shikoni. Mbase keni parë që policia ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve gjatë kohës së transportimi.
E dyta padiksutim që kjo polici e shtetit sot mund të jetë ngjashme atë dje sa është e ngjashme dita me natën. Po ta shikoni veprimtarinë e SHÇBA do të më kuptoni. Fatmirësisht drejtohet nga një oficer policie që ka shërbyer me të gjitha qeveritë dhe nuk mund ti thonë që është i njëanshëm. SHÇBA jam i bidur se do të bëjë punën e vet, ama SHÇBA, jo ata që Migjeni i quan derra të kënaqur që shtrihen në kolltuqe mediatike dhe flasin për drejtësi.

Polici është dhunuar pa hyrë në detaje, komuniteti është dhunuar, populli shqiptar është dhunuat, kryeqyteti dhe ky është fakt. Policia ka qenë proporcionle, madje natën e parë kur protesta qytetare degradoi në një pengmarrje nga një segment brenda saj, Policia e Shtetit është përdhunuar dhe jo dhunuar këtu përpara Kryeministrisë.

Unë jam ndjerë shumë keq për policinë dhe kam kuptuar që në njëfarë mënyrë policia atë natë ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi, sepse ndjente pëshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rrjedhojë e aktit të një polici.Qëndroi atje përpara “bjerini çuna sa të keni fuqi””, ka thënë Rama.