10 vite nga liberalizmi i vizave, Meta: Koha për ta mbrojtur këtë arritje të madhe, mos e braktisni Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 12:46
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh urimi për Shqipërinë në ditën që shënon dhe 10-vjetorin e liberalizimit të vizave.
Kreu i shtetit shkruan në Facebook se është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe duke iu bërë thirrje shqiptarëve të mos ta braktisin Shqipërinë
Presidenti Meta: Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.
Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!