"Po përdoren fëmijët" Rama: Ilir Meta ka degraduar, i keqardhur për Bashën nuk kontrollon dot as molotove Ademin

Protestën e të rinjve në kryeqytet prej 6 ditësh Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tentoi që ta viktimizojë.

Sipas tij protestuesit nuk po kërkojnë drejtësi për 25 vjeçarin Klodian Rasha të vrarë nga efektivi i policisë, por po përdoren politikisht nga Meta dhe Berisha.

 Edi Rama: “Imagjinoni të kishim kamera për të parë se çfarë thotë Saliu me Ilir Metën në Lalëz për minorenët si si duhen hedhur në zjarr, për shembull. Dhuna është turp i madh, i Saliut dhe Ilir Metës. Nuk ka lidhje me ringjallje”

Rama akuzon Metën se po kërkon të bëjë përshesh çdo gjë ndërsa tha se ndihej i keqardhur me Bashën i cili përballë kësaj situate ka heshtur.

Edi Rama: “Ilir Meta nuk mendon asgjë tjetër vetëm si të bëjë përshesh kudo që ka shesh. Edhe buxheti i duket përshesh. Në këtë pikë ka degraduar Ilir Meta për fatin e keq e të gjithëve ne. Shikon vetëm shesh për të bërë përshesh.

Kanë vetëm një objektiv që qytetarët të mos zgjedhin atë që duan. Por ska për tia dalë kurrë.

Nga Lulzim Basha thotë se ndihet i zhgënjyer, pavarësisht se nuk e përfshin në akuzat për organizimin e protestës.

"Jam i keqardhur që Lulzim Basha hesht njësoj siç heshtin semaforët e fikur lidhur me këtë që ndodh. Ai e di shumë mirë kush e bën. Nuk ka asnjë forcë karakteri, zero të dalë e të thotë stop. Nuk urdhëron dot as molotove Ademin. Kryetar Partie që nuk kontrollon dot as molotova Ademin. Dua të mbyll me një thirjre për prindërve të ruajnë  fëmijët nga Saliu dhe Ilir Meta"

Edi Rama nuk ka ndërmend ta lëshojë Ardi Veliun, pavarësisht kërkesës së përditshme të protestuesve për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm për vrasjen e 25 vjeçarit.

Prej 5 ditësh Sandër Lleshi ka dhënë dorëheqjen, por kryeministri ende nuk ka vendosur për emrin zëvendësues.

Kryeministri sqaroi se cilësimi si “vrasje  aksidentale” vdekjen e 25 vjecarit është thjesht një term juridik dhe teknik dhe nuk lidhet me procesin gjyqësor të tij.

https://youtu.be/KJdwP1hfltM