"Isha në kancelari për të blerë bojra, jo tek Gucci" Rama flet për fotot duke bërë shopping në New York

Kryeministri Edi Rama komenton fotot ku ai është fotografuar në Neë York duke bërë shopping. Fotot u publikuan nga ish kryeministri Sali Berisha

Pyetja: Ju keni qenë në SHBA për të firmosur marrëveshje për vaksinën anticovid dhe jeni kthyer duarbosh, si do ti përgjigjeshit gojëve të liga që thonë se e keni takuar CEOn e Pfizer në një muze dhe fotove që kanë dalë gjatë qëndrimit tuaj atje duke bërë Pazar?

Edi Rama: “Ne kemi shkuar në New York 3 ditë para takimit sepse rregulli i shtetit të New York është karantinimi tre ditë përpara.

Me mirëkuptimin e tyre nuk kemi qenë komplet të burgosur në hotel, por nuk më keni parë as tek Gucci, e as tek Çuçi më kanë bërë fotografi në një dyqan bojrash, kancelarie.

E sa për dijeni edhe sikur të isha në një dyqan tjetër nuk do të ishte krim por që ta dish unë kur shkoj jashtë nëse ndonjëherë blej bojra.”