Vrasje, drogë dhe prositucion, OFL shënjestron tre të dënuarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 13:27
Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar edhe sot me shpërndarjen e formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë, duke shënjestruar sot tre të dënuar.
Sipas njoftimit, formularët i janë dërguar:
A. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
H. P., banues në Bulqizë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;
V. B., banues në Tiranë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në rrethana rënduese, i kryer në bashkëpunim.
Individët e sipërpërmendur, duhet t’i përgjigjen më shkrim pyetjeve në formular brenda 48 orëve, ndërkohë që përgjigjet do t’i kalojnë strukturave të SPAK-ut për hetime të mëtejshme.