Shkrumbohet nga zjarri një banesë në fshatin Nikç, ja detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 10:14
Një banesë në fshatin Nikç në njësinë administrative Kelmend është djegur plotësisht gjatë natës. Mësohet se shtëpia i përket shtetasit Gjergj Smajlaj i cili fatmirësisht ka arritur të dalë nga shtëpia së bashku me bashkëshorten pa pësuar lëndime.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike dhe dëmet materiale janë të mëdha