"Nuk vendoset drejtori në rrugë", Rama merr në mbrojtje drejtorin Ardi Veliu: Pse duhet të dorëhiqet, çfarë u bë këtu?
Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, ndërkohë që prej ditësh vijojnë protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Protestuesit e akuzojnë dhe për dhunën që është ushtruar në këto protesta të nxitura nga vrasja e Klodian Rashës më 8 dhjetor 2020.
Pse duhet të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, çfarë u bë këtu. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është një figurë për tiu respektuar nga të gjithë sepse është njeri i ndershëm. Është i drejtë, nuk është i pagabueshëm por nuk ka lidhje me krimin, korrupsionin që për fat të keq hera herës e kanë njollosur uniformën e policisë së shtetit"
Rama tha se shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu nuk vendoset me protesta në rrugë,
“Si mund të vihet në diskutim që nga rruga, jo këta por 500 mijë veta, të kërkojnë largimin e drejtorit të policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë.
Rama mbrojti dhe Sandër Lleshajn ministrin e dorëhequr, duke e cilësuar largimin e tij si veprim të nevojshëm moral.
Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por se djalin 25 vjeçar e vrau arma e shtetit. Ishte e drejtë që ministri i brendshëm të këmbëngulte që duhej të largohej, jo se kishte përgjegjësi direkte apo indirekte në ngjarje por sepse ishte e drejtë që mesazhi i pjesëmarrjes në dhimbjen e asaj familje të mos ishte vetëm me fjalë. Moralisht ministri të thoshtë atë që tha. Këto nuk janë bërë si rezultat i protestës që ishte”, ka thënë Rama.