Rama: Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri e një pakice dhe qeveri e të pasurve, i merr të keqen

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp e 'Ekonomia në Fokus' në përfundim të fjalës për buxhetin e vitit 2021 tha se ata që i thonë kësaj qeverie që është qeveri e një pakice, dhe qeveri e të pasurve është i merr të keqen.

"Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri e një pakice, është qeveri e 10 oligarkëve, është qeveri e të pasurve i merr të keqen. Sepse e kundërta është e vërtetë. Kush thotë që në Shqipëri e mori flama biznesin e vogël nuk di çfarë flet sepse sot që flasim kemi trefishin e të punësuarve në biznesin e vogël krahasuar me 7 vjet më parë dhe kemi trefishin e bizneseve të vogla"- tha Rama.

https://youtu.be/n_QUnE8ayYs