GRETA: Shqipëria progres në trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por duhet të bëjë më shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 11:03
Publikohet raporti mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve njerëzore.
Këshilli i Europës ka publikuar raportin mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve njerëzore.
Në këtë raport thuhet se Shqipëria ka bërë njëfarë progresi por duhet bërë akoma më shumë. Grupi i i ekspertëve të Këshillit të Evropës thekson se nuk ka ende një skemë funksionale kompensimi në dispozicion të viktimave të trafikimi dhe në Shqipëri ka pasur vetëm një vendim gjykate për kompensimin e një viktime të trafikimit.
Ata nxisin autoritetet shqiptare të sigurojnë që viktimat e trafikimit të marrin ndihmë të specializuar ligjore dhe juridike.