Qeveria i lidhi pension mujor, familja Rasha do e japë për bamirësi: Vrasja e Klodianit me dashje
Një ditë pasi qeveria i akordoi pension financiar familjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe refuzimit të kësaj ndihme për shkak të ngjarjes që u cilësua aksidentale, të afërmit kanë vendosur të pranojnë vendimin e qeverisë.
Vëllai i të riut të ekzekutuar një javë më pare nga policia, thotë se të ardhurat do të shkojnë për bamirësi pasi familjarët duan drejtësi dhe jo para.
Pensioni që do të lidhet do shkojë për bamirësi, nuk na intereson"
Deklarata e familjarëve vjen pas vizitës së tretë të kryeministrit Rama pranë banesës ku jetonte i ndjeri. Kërkesë e familarëve të të riut ishte cilësimi i ngjarjes pasi sipas tyre vrasja nuk ishte aksidentale por e kryer me dashje.
"Është vrasje me dashje dhe do ta dëgjoni vetë personalisht pasi do të korigjohet. E drejta e Klodian Rashës do të shkojë deri në fund."
Sipas të afërmeve, autoritetet kanë marrë prova të reja me të cilat do të dalin në një përfundim në ditët në vijim. Një ditë më parë qeveria miratoi 8 fishin e pensionit social, i cili do ti jepet prindërve të 25-vjeçarit prej datës 1 dhjetor.
Efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ndodhet në arrest me burg por prokuroria dhe SHCBA pritet të hedhin dritë më tepër për vrasjen enigmatike të të riut, 50 metër larg banesës së tij.
Rama mbërriti në banesën e familjes Rasha rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe vizita ishte e paparalajmëruar
LEXO EDHE: Rama viziton sot për herë të tretë familjen Rasha, dje iu lidh pension