Arrestimet e gazetarëve në protestë, Instituti Ndërkombëtar i Shtypit: Dënojmë sulmet ndaj lirisë së medias

Instituti Ndërkombëtar i Shtypit ka reaguar për arrestimet  në protestat për vrasjen e Klodian Rashës.

Sipas IPI autoritetet shqiptare duhet të hapin një hetim për ndalimet e pa justifikuara të gazetarëve dhe t'i përgjigjen pretendimeve  të reporterëve që sulmohen nga policia ndërsa ishin në paraburgim

Zv/Drejtori i IPI, Scot Griffen tha se dënojnë me forcë këto sulme të qarta dhe flagrante ndaj lirisë së medias.