Shqiptarët në Janinë, protestë për vrasjen e Klodianit

Pas protestave në Shqipëri për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, është protestuar dhe në Greqi. Disa të rinj që janë pjesë e lëvizjes "Gesture"  protestuan para Konsullatës shqiptare në Janinë me një banderolë të madhe ku shkruhej në shqip dhe greqisht "Shqipëria dhe Greqia janë shtete policore" dhe "Në Shqipëri dhe Greqi kundërshtari është shteti dhe policia".

Protesta e të rinjve në Janinë zgjati 1 orë.  Gjithashtu janë hedhur edhe fletushka me mbishkrime ku denoncohet vrasja e 25 vjeçarit Rasha nga polici shqiptar. Në fund të rinjtë hodhën bluzat e tyre në rrugë në shenjë proteste.