Rama viziton sot për herë të tretë familjen Rasha, dje iu lidh pension

Kryeministri Edi Rama viziton për herë të tretë familjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha, të vrarë nga efektivi i policisë.

Rama mësohet se ka mbërritur në banesën e familjes Rasha rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

"Ishte një vizitë e paparalajmëruar nga ana e kreut të qeverisë dhe fokusi i diskutimeve ka qenë edhe lidhja e pensionit mujor, publikuar një ditë më parë në Fletoren Zyrtare", raporton gazetari i Ora News, Besar Bajraktari.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi në Fletoren Zyrtare u publikua vendimi, ku familjes Rasha i caktohej një pension mujor.

"Sakaq nga ana e familjes Rasha, bëhet me dije se është rënë dakord për të pranuar pensionin, që nuk do të përdoret nga familjarët, por ata do ta përdorin për bamirësi", informon gazetari.

Gjatë takimit për rreth 1 orë me kryeministrin Rama, është kërkuar nga familjarët të mos cilësohet si “vrasje aksidentale”, por si “vrasje me dashje”. Mbetet për tu parë në ditët në vijim, pasi ngjarja po vijon të hetohet.

https://youtu.be/EgfdNKCvhR4

Rama tre here tek familja e Klodianit

Vizita e parë - Kryeministri Edi Rama e vizitoi për herë të parë familjen Rasha fill pas mbërritjes së tij nga SHBA (10 dhjetor).
Vizita e dytë e tij u zhvillua pas datës 10 dhjetor dhe kjo e sotmja.

Vizita e tretë - sot më 15 dhjetor.

Kryeministri Rama është përcjellë nga anëtarë të familjes Rasha.

Klodian Rasha u qëllua për vdekje mëngjesin e 8 dhjetorit nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, pranë banesës së tij, në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”.

LEXO EDHE: Qeveria e quan aksidentale vrasjen e Klodian Rashës. U vra më 8 dhjetor, dëmshpërblimi nis në datë 1