“Keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë”, Presidenti Meta shpreh mbështetjen për gazetarët
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka shprehur pak më parë mbështetjen e tij për gazetarët shqiptarë.
Meta i ka shprehur respektin dhe mirënjohjen gazetarëve dhe operatorëve të televizioneve, teksa ka shtuar se “Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar.”
Postimi i plotë i Kreut të Shtetit:
Respekt dhe mirënjohje të thellë për gazetarët e terrenit, operatorët dhe stafet e tyre mbështetëse!
Në këto ditë të vështira për të gjithë, keni shkëlqyer me profesionalizëm dhe kurajë, në shërbim të informimit publik dhe transparencës. Është themelore për demokracinë, që secili prej jush, të jetë në gjendje të vijojë misionin, pa u dhunuar, ndaluar, kërcënuar dhe frikësuar. Do të jem përherë në krahun tuaj, në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias!