Vrau ushtarin britanik, Adebowale del sot para gjykatës

Në Londër sot pritet të paraqitet para gykatës personi që akuzohet se e ka vrarë një ushtar britanik.Lee Rigby u vra në mes të ditës javën e kaluar, në një vrasje që tronditi Britaninë.Policia tha mbrëmë se Michael Adebowale akuzohet për vrasjen e Rigbyt dhe për posedimin të armëve.Rigby ishte goditur nga një makinë dhe më pas është therur me thikë nga dy persona pranë kazermës së tij në juglindje të Londrës.Pamjet e tmerrshme që u shfaqën pas sulmit treguan dy personat duke tundur thikat dhe hanxharët e përgjakshëm.Të dy personat u qëlluan dhe u plagosën nga policia.I dyshuari tjetër, Michael Adebolajo, mbetet në spital në gjendje të qëndrueshme.