Anëtarësia e PD përzgjedh kandidatët, gazetari i RTV Ora: Mendohej si proces farsë, por po jep frytet e tij
Në një intervistëpër RTV Ora, gazetari i politikës Everest Dedaj ka komentuar zgjedhjet që pozhvillon Partia Demokratike brenda anëtarësisë së saj për zgjedhjen ekandidatëve për deputetë si dhe situatën politike në vend.
I pyetur ngamoderatori i intervistës Xhoi Malësia se çfarë synon ky proces i ndërmarrë ngaPD, Dedaj u shpreh se, ky është model i marrë nga shtetet perëndimore,kryesisht nga Gjermania dhe Britania e Madhe.
Sipas Dedaj,procesi që në fillim u pa me skeptimizëm, po jep frytet e tij.
“Ajo që mund të them është se, si metodologji është model i vendeve shumë të rëndësishme europiane, siç është CDU gjermane por edhe model i partive britanike.
Është një model që aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe si gjithçka e re në Shqipëri ka pikëpyetjet e tij duke krijuar debate jo vetëm brenda forcave politike por edhe sa i përket opinionit publik.
Kur nisi si proces të gjithë mendonin për një proces farsë, por po ti referohemi asaj çka po ndodh konkretisht në këtë proces, kur vetë anëtarësia po e pëlqen, duket si një proces real dhe që ka dhënë fryte, të cilat nuk janë pritur. Për shembull, po ti referohemi ditës së parë të zgjedhjeve, askush nuk e priste që dy figura, që kanë dominuar Kukësin dhe Tropojën, Besnik Dusha ish deputet i PD për disa vite, më pas edhe kryetar bashkie në Tropojë, është skualifikuar nga anëtarësia dhe në këtë formë i hiqet e drejta të kandidojë qoftë për kryetar bashkie, qoftë edhe për deputet.
Ashtu ka ndodhur edhe me ish kryetarin e bashkisë së Kukësit. Askush nuk e priste që një figurë politike, i cili është zgjedhur dhe ka drejtuar dhe ka qenë pjesë e strukturave politike të qytetit, të skualifikohej nga baza. Pra, është një proces që për mendimin tim po jep fryte, po funksionon!, tha ndër të tjera gazetari Everest Dedaj.
Procesi i përzgjedhjeve të kandidatëve nga anëtarësia e PD ka përfunduar tashmë në Kukës, Tropojë, Mat, Berat dhe po vijon sot në Gjirokastër. Në fillim të tetorit procesi duhet të ketë përfunduar në të gjitha degët, ndërsa më pas do të mësohen edhe kryesuesit e qarqeve. /A.R, OraNews