Itali, Guardia di Finanza sekuestron 20 tonë perime nga Shqipëria
Guardiadi Finanza Italiane ka vënë në sekuestrim 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria.Janë speca, domate e patëllxhanë, të cilat shiteshin në Itali sikur të ishinprodhime "made in Itali".
Operacionii mashtrimit u identifikua pas një kontrolli në territor nga reparti operativ iGuardia di Finanza italiane në Molfetta.
Gjatëkontrollit të një automjeti tip TIR i drejtuar nga një shofer shqiptar uzbuluan kutia me perime mbi të cilat ishte shkruar "made in Itali".
Mallikishte si destinacion tregun e shitjes në rajonin e Venetos.
Kontrollii dokumentacionit shoqërues të kutive me perime zbardhi mashtrimin.
Rreth20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria të një kualiteti mjaft të mirë, uvunë nën sekuestrim ligjor.
Përgjegjësite këtij trafiku të parregullt produktesh, si kompania kontraktuese e ajotransportuese janë sinjalizuar në Prokurorinë Italiane e janë nëdispozicion të autoriteteve gjyqësore.