Batuta e Ramës me biznesmenin, "a kanë ardhur inspektorët të hanë akullore"
Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme nëVlorë ku ka bërë disa vizita në biznesin e vogël. Ai ka shkëmbyer disa batutame një pronar pasticcerie ku e pyet nëse kanë shkuar inspektorët për të ngrënëakullore.
Rama thotë që tani nuk do të ketë më inspektorëpasi biznesi i vogël nuk do të ketë më taksa dhe TVSh.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Ç’thonë akulloret?
Biznesmeni: Ça do thonë akulloret, deri tani na kanë vajtur gjërat mirë.
Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore.
Biznesmeni: Për të ngrënë s’kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur.
Edi Rama: Tani s’ka më inspektorë se gjithë biznesi i vogël s’do të ketë taksa, s’do të ketë TVSH dhe s’do të ketë inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. Do të monitorohet vetëm paga, sigurime shoqërore, sigurime shëndetësore të atyre që i ke mbrapa banakut dhe do Zoti i thërrisni pak mendjes ua rrisni pak rrogën me këto që do të fitoni.
Biznesmeni: Mendjes i kemi thirrur, derisa unë kam hapur pastiçeri.