Agron Tufa nxjerr dokumentin: Nasho Jorgaqi, spiuni më jetëgjatë i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Dragoi’
Shkrimtari i njohur Agron Tufa ka publikuardokumente duke faktuar se Nasho Jorgaqi ka qenë spiun.
Sipas Tufës, ai madje mund të jetë spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist.
Postimi i Tufës:
Autori i (mender me thanë) romanitpropagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin eka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tekgazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, - ky Nasho Jorgaq, studiuesi,profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 - ka qenëspiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetitkomunist.
Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm iSigurimit. Një spiun veteran. Një spiunkan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën etij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk iështë fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”.Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë imadh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutine Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarëshqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës.
Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm ngaregjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe tëtillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi“Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të:“Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi“zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi eHasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani kerastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por menjë spiun tejet të suksesshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarëtpolitikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë“Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës./Agron Tufa/

