Ra bora e parë, zbardhen majat e maleve në Kukës dhe Prizren
Edhe pse jemi në Vjeshtë, nëMalet e Kukësit janë regjistruan reshjet e para të dëborës, duke dhënë sinjalinse dimri në verilindje mund të vijë shpejt. Reshjet e shiut të tre ditëve tëfundit ndërkohë kanë përmirësuar situatën hidrike në kaskadën e Drinit.
Bora e parë zbardhi majat e Gjallicës dhe Koritnikut në Kukës.
Reshjet e para u regjistruan edhe në Malet e Sharrit në Kosovë.
Zyrtarisht jemi në Shtator, por dimri dha shenja se do të trokasë shpejt nëverilindje.
Edhe pse të pakta, reshjet e dëborës u regjistruan pas mesnate, kurtemperaturat shënuan rënie të ndjeshme pas ndërprerjes së reshjeve të shiut.
Stuhia nga ana tjetër veç problematikave në infrastrukturë dha ndikimpozitiv në përmirësimin e situatës në kaskadën e Drinit.
Prurjet e lumenjve që furnizojnë Liqenin e Fierzës arritën në 240 metër kubujë në sekondë.
Kuota e liqenit ka arritur në 272,8 metra mbi nivelin e detit e me tendencerritjeje në orët e ditët ne vijim.
Reshjet e tre ditëve ishin të parat pas në një vere të pazakontë me thatësirëtë tejzgjatur e cila karakterizoi edhe pjesën e parë të Shtatorit.
Sipas parashikimit të meteorologëve, reshjet me intensitet deri mesatar nëformën e shtrëngatave afatshkurtër do të vijojnë edhe përgjatë të dielës nëdisa zona të vendit.


