Banesa u klasifikua Ds2, Bashkia e Tiranës i cakton fond qesharak. As ato nuk ja kanë dhënë akoma
Banesa e Besim Karafilit në Krrabë të Tiranësu shkatërrua nga tërmeti i 21 shtatorit. Por një vit pas tij, ende bashkia eTiranës nuk i ka dhënë lekët për rindërtimin, edhe pse u vlerësua për të marrëdëmshpërblim. Ai thotë se aq para nuk i mjaftojnë as për të riparuar çatinë.
Kanë kaluar plot 1 vit nga tërmeti i 21shtatorit 2019 ku shumë shtëpi dolën të pabanueshme.
Tërmeti shkatërroi dhe shtëpinë e BesimKarafilit në Krrabë dhe prej një viti është në pritje të dëmshpërblimit që tërregullojë shtëpinë.
Thotë se banesa i është vlerësuar ngaekspertët DS2 dhe sipas tij me lekët që i kanë caktuar si dëmshpërblim nuk mundtë rregullojë as çatinë.
Banori: Në rast se do të kalojnë ata lekë unëme 1 milion e 750 mijë lekë që është bërë DS2 as tjegulla nuk i blej dot.
67-vjeçari së bashku me 4 anëtarë të tjerëjetojnë në këtë shtëpi me frikë dhe me lutjet që mos ketë më lëkundje të tjera,pasi tmerrin e tërmetit ende nuk e kanë harruar.
Banori: Shtëpia ime është ndërtuar në vitin1960, është mur me baltë dhe është shkrirë. Vetëm se e mbajnë brezat. Mua do mëzërë brenda me familjen.
Apeli i tij shkon për shtetin që ta ndihmojëpasi vetëm me një pension nuk mund t'ja dalë të rindërtojë banesën.