Qytetari i infektuar me Covid-19 poston foto nga infektivi: Është një nga eksperiencat më të vështira, jeta lufton me vdekjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2020, 15:21
Një qytetar i cili është i infektuar meCovid-19, Gjergji Kulla, ka postuar një foto në rrjetin social 'Facebook' dheshprehet se është një nga eksperiencat e tij më të vështira.
Ai shkruan se po e fiton këtë sfidë dhe shumëshpejt pritet që të bashkohet me jetën e përditshme.
Statusi i tij:
Përshëndetje miq, kushërinj, shoke, dashamiredhe bashkepunetore.
Kam qe ne date 20 gusht qe po ndeshem meCovid19.
Jam i shtruar ne spitali covid 1 qe ne date 01.09.2020.
Eshte nga eksperiencat me te veshtira qe kamkaluar ne jete ku jeta dhe vdekja luftojne se kush do triumfoje.
Shyqyr zotit ja kam hedhur te keqijave dhepres tju bashkohem ne jeten e perditshme sa me shpejt.
Ruajuni nga Covid miq,respektoni rregullat.
