Bie ndjeshëm niveli i liqenit të Ohrit, ekspertët ngrenë alarmin: Duhet një grup menaxhimi bilateral

Për të disatin vit radhazi, liqeni i Pogradecit po përballet me rënie tënivelit të ujit përtej nivelit të lejuar nga UNESCO.

Arian Merolli: Ky është viti i katërt që ndodh tërheqja e ujit përtej normave tëlejuara.

Ekspertët shqiptarë ngrenë alarmin se kjo situatë nuk lidhet vetëm memungesën e reshjeve, por me menaxhimin e ujit të liqenit që është ekskluzivitetvetëm i Maqedonisë së Veriut.

Arian Merolli: Për fat të keq Shqipëria nuk ka ndikim direkt, kjo varetvetëm nga pjesa maqedonase.

Zgjidhja sipas ekspertëve në këtë rast është ngritja e një grupi teknik ipërbashkët për menaxhimin e ujërave të liqenit.

Arian Merolli: Duhet një grup menaxhimi bilateral për liqenin. Fakti që kyfenomen po përsëritet prej disa vitesh, tregon se diçka nuk funksionon nëmenaxhimin e këtij liqeni.

Për këtë fenomen që rrezikon florën e Faunën në liqenin.

Ekspertët kanë vënë në dijeni institucionet shqiptare dhe vetë UNESCO,ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Arian Merolli: Prishja e këtij ekosistemi, bën që ky liqen të humbasë atovlera për të cilat mbrohet dhe është një problem që do zgjidhje.

Prej më shumë se një viti, edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit ështënën mbrojtjen e UNESCO-s si pasuri e trashëgimi kulturore dhe natyrore.