Kavajë, kapet me kanabis autori i vjedhjeve të disa banesave
Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia e Kavajës, një 46-vjeçar qëkryente vjedhje banesash dhe portofolash.
46-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e narkotikëve, icili kryente sërish të njëjtën veprimtari kriminale duke shpërndarë lëndënarkotike në doza të vogla.
Po ashtu, zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve, të cilatdyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Sekuestrohet në banesën e 46-vjeçarit, 277 gramë lëndë narkotike kanabis.
"Shërbimet eKomisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimindhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisëligjore të autorëve, bazuar dhe në pamjet filmike, arrestuan në flagrancështetasin A. Gj., 46 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale"Prodhim dhe shitje të narkotikëve". Nga tërësia e veprimeve hetimoretë kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:Më datë 26.09.2020 ka vjedhur banesën e shtetasit F. H. Më datë 19.07.2020 i kavjedhur shtetases E. S., çantën e dorës. Më datë 28.06.2020 ka vjedhur banesëne shtetasit F.Sh." - njofton policia.
46-vjeçari, gjatë marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vjedhjeve tëlartpërmendura dhe të sendeve të kundraligjshme të sekuestruara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së ParëKavajë, për veprime të mëtejshme.