Qafë Thanë, ishte në kërkim ndërkombëtar, prangoset kroati i dënuar me 10 vite burg
Policia Kufitare ka arrestuar me qëllim ekstradimi një shtetas maqedonasme rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësorekroate.
35-vjeçar është dënuar me 10 vite burg për veprat penale "Grup istrukturuar kriminal" dhe "Prodhim dhe shitje narkotikësh".
"Në kuadër të masave tështuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës,gjatë përpunimit të detajuar të dokumentacionit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit ToniJashari, konstatuan se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës26.08.2015, e kanë dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale"Grup i strukturuar kriminal" dhe "Prodhim dhe shitjenarkotikësh", parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018,është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit." - njofton policia.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në bashkëpunim mespecialistët për hetimin e krimit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda nëKomisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur nëkërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorPogradec për veprime të mëtejshme.