10 gramë kokainë dhe çelësat fundosin shqiptarin, i gjejnë 21 kg të tjera dhe mijëra euro në banesë

Policia e Milanos ka arrestuar një 48-vjeçarshqiptar dhe pas kontrollit të bërë i kanë gjetur 10 gramë kokainë dhe disa çelsashtëpie.

Ai është shprehur se sasinë e kokainës ekishte për përdorim personal dhe sa u përket çelësave nuk ka dhënë shpjegime.

Pasi është bërë konstatimi se cilës banesë i përkisninçelësat, gjatë kontrollin janë gjetur 21 kg kokainë e ndarë në 43 pjesë, 5000euro kesh si dhe mjete të tjera për prerje dhe paketimin e kokainës.

48-vjeçari kishte 20 vite që jetonte në Italidhe ishte i punësuar në një kompani.

Ai fillimisht është pikasur teksa po qëndrontenë furgon dhe është ndaluar për të pritur dikë. Pasi ka mbërriti burri tjetër,ka hipur në makinë dhe pas pak çastesh ka ikur duke humbur gjurmë mespallatesh.

Agjentet më pas e kanë ndaluar duke bërë edhezbulimin e pabesueshëm.