Sarandë, fshati shqiptar mes minoritetit në mungesë infrastrukture e investimesh
Kjo është rruga e vështirë që të çon në Pandalejmon, që shtrihet mes fshatrave të minoritetit grek në Finiq.
Mungesa e infrastrukturës thuajse mban peng rreth 100 familje që kanëmbetur atje.
"Në këtë rrugë kavite që nuk është vënë dorë, vetëm hedhin ndonjë çakull."
Në fshat problemet janë edhe më të mëdha.
"Kemi problem shkollën,rrugët dhe ambulancën."
Puset janë zgjidhja e vetme për mungesën e ujit dhe makinat private mecilat udhëtojnë drejt Sarandës janë shpëtim në rast së mungese.
"Për qendrën shëndetësoreshumica e ka zgjidhur me makinë dhe shkojnë në Sarandë. Këtu edhe doktori derinë orën 1-2 është."
Shkolla e fshatit u mbyll 5 vite më parë për shkak të numrit të vogël të nxënësve.
Fëmijët që kanë mbetur duhet të shkojnë në Livadhja.
Në dimër shpeshherë herë rrugën duhet ta bëjnë në këmbë, pasi autobusi nukfutet në fshat.
"Unë në shtëpi shkojme këmbë."
Mundësitë e punësimit po ashtu janë të pakta.
Mandarinat e Konispolit ose Greqia janë shpëtimi.
"Këtu merren memandarina dhe me bujqësi."
Por edhe pse fshati nuk ka parë kurrë investime, një pjesë e banorëve kanëvendosur të jetojnë në Pandalejmon.