Futen për të vjedhur në shtëpi, shqiptarit i ndodh gjëma. Aksidentohet me makinë teksa arratisej dhe arrestohet

Tre shqiptarë janë pikasur nga një person mbrëmjene djeshme në Modena teksa ishin duke vjedhur në një banesë.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, por kamundur të arrestojë vetëm një 48-vjeçar pasi dy të tjerët janë larguar në këmbënëpër fusha.

Shqiptari është përplasur me një makinë tjetër teksa tentonte të largohej me "Mercedesin" e tij, dhe ka lënë të plagosur një çift, ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

Ai madje ka pasur edhe sherr me policinë nëmomentin e ndalimit. Nga grabitja në banesë ai kishte mundur që të merrte njëorë dhe 200 euro.