Kompania Blu Express redukton fluturimet me Shipërinë
Kompaniaajrore Blue Express e cila ka zënë vendin e kompanisë Blue Panorama nëtransportin ajror mes Shqipërisë e Italisë e anasjelltas, ka informuar klientëte saj se prej datës 4 tetor 2020 e deri më mars 2021 nuk do të kryej mëfluturime mes Tiranës e qyteteve Torino, Romë e Xhenova.
Kyvendim i kësaj kompanie është lehtësisht i verifikueshëm në portalin e tyre online për çdo person që kërkon të prenotojë një fluturim pas datës 4tetor nga Roma, Torino e Xhenova drejt Tiranës.
Nëmuajin qershor të 2020, kompania Blue Panorama së bashku me disa kompani tëtjera fluturimi u përfshinë në skandalin e biletave të shitura mbi kapacitetine lejuar nga masat anticovid të përcaktuara nga autoritetet italiane.
Pakorë më parë Autoriteti Italian Garant për Tregun e Konkurrencës ka hapur katërpraktika hetimore e ka ndërmarrë katër masa administrative ndaj katër kompaniveajrore Blue Panorana, Ryanair, Esyjat e Vueling, pas një numri në rritje tësinjalizimeve të konsumatorëve për parregullsi në udhëtime.
Në qendërtë operacionit hetimor është shitja nga këto kompani i biletave të udhëtimit etë anuluara më pas dhe pse të programuara në periudhën kur nuk ishin në fuqi mëlimitet e qarkullimit ajror të vendosura nga autoritetet qeveritare.
Nëdokumentacionin e Garantit të Tregut e Konkurrencës shkruhet se këto kompanimotivonin emergjencën pandemike si shkak të anulimit të fluturimeve e nëalternativ jepnin vetëm një kupon fluturimi për një biletë të parapaguar ngaklienti.
Gjëqë është një shkelje ligjore e të drejtave të udhëtarëve.
E përmë tepër nuk kanë informuar konsumatorët për të drejtat e tyre në rast anulimitë fluturimit.
Antitrustiitalian konstaton gjithashtu se këto katër kompani, Blue Panorama, EasyJet,Ryanair, Vueling kanë kryer një shërbim të vështirë e jo të rregullt nëkomunikimin me konsumatorët si në kohën e pritjes ashtu dhe në mënyrën ekontaktit të vëna në dispozicion të udhëtarëve. Klientët e tyre kishin nëdispozicion vetëm një numër telefoni me pagesë të lartë për të kontaktuar mekompaninë e fluturimeve, numër ky që ishte dhe i vështirë për të marrë njëinformacion.
Pakorë pas nisjes së operacionit hetimor të Antitrustit italian e të masaveparaprake administrative, Kompania Blue Express simotra e Blue Panorma informonndërprerjen e fluturimeve me Shqipërinë prej 4 tetorit 2020 deri në mars të2021 në tre destinacionet Romë, Torino, Xhenova e anasjelltas.