Nga 1 tetori rikthehen shërbimet brenda bareve e restoranteve, jo diskot as lounge-bar
Nga 1 tetori do të hapen mbientet e brendshme të bareve dhe restoranteve. Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një video mesazh në "Facebook" tregoi detaje.
Ogerta Manastirliu: Në vijim të paketës së masave Komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar protokollet e posaçme të sigurisë për rihapjen e restoranteve dhe bar kafeve duke filluar nga data 1 tetor edhe në ambiente të mbyllura. Gjithashtu do të hapen dhe pishinat.
Për të hapur baret dhe restorantet në ambiente të brendshme "distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt".
"Task-Forca e inspektimit të protokolleve anticovid, policia e shtetit dhe policia bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Mbeten te mbyllura diskot- Do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji.