Xhaxhai i vrau nënën, Marjus Xhepa: Po u dënua me burg shpëton. Nuk ka pasur lidhje sentimentale, ishte punë lekësh
Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluarseanca për vrasjen e Lirie Xhepës në 13 shkurt të 2019-ës. Në sallë u thirr sidëshmitar djali i saj, Marjus Xhepa. Ky i fundit, nga banka e dëshmitarit kakërcënuar të pandehurin, Dashamir Xhepa, xhaxhain e tij, në lidhje me vrasjen esë ëmës. Në rrëfimin si dëshmitar ai ka theksuar se shpresonte se po u dënua doshpëtonte, ndërsa e do jashtë.
Dëshmia e plotë e 25-vjeçarit Marjus Xhepa nësenacën gjyqësore:
“Marrëdhëniet me xhaxhain kanë qenë shumë tëkëqija, ai është zënë me të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë personalisht kishashtatë vite që nuk flisja me të, edhe me nënën time nuk ka folur fare. Nëfillim Dashamir Xhepa zihej me të gjithë. Që nga vdekja e babait tim në vitin2006 marrëdhënia ka qenë shumë e tensionuar me të. Ai e shqetësonte nënën time,ndërsa ka marrë edhe një urdhër mbrojtje pasi vinte në shtëpi dhe zihej me tëgjithë, kërkonte para. Nëna ime ka kërkuar urdhër mbrojte pasi shkonte e shqetësonteedhe kur unë nuk isha në shtëpi, i shkonte prapa e ruante dhe i kërkonte para.Jam zënë me atë dhe prap pasi kalonte një javë ishte i njëjti muhabet. Nënëntime e çoja vetë në punë pasi ai e shqetësonte gjithë kohës. Donte lekë, nuk edi sa i kërkonte por ai ishte pa punë. Kur e ka vrarë në ditën e ngjarjes i kamarrë 500 euro në çantë, e cila sot e kësaj dite nuk është gjetur. Atë ditë ekam dërguar në punë në mëngjes nënën time, ndërsa pashë xhaxhain tim që u fshehpas një makine. Kam lënë nënën tek fabrika e këpucëve ku punonte dhe jamlarguar për në Fier pasi kisha vëllain në burg atje. Jam kthyer nga Fieri nëorën 21:00, nuk e gjeta nënën time aty, gjeta vetëm vëllain tim të vogël,Romeon. E pyeta dhe më tha që nëna ishte kthyer nga puna por kishte dalë dhekishte ikur poshtë (në Kombinat). Kam pritur zgjuar deri në orën 23:00, ishashumë i lodhur, dhe më ka zënën gjumi. Në mëngjes erdhi policia te shtëpia, ecila më ka zgjuar. Ata kishin gjetur nënën time të vdekur. Trupin e pajetë ekishin parë fillimisht njerëzit e zonës në një distancë 300-400 metër ngabanesa, të cilët kanë thirrur policinë. Isha te vendi i ngjarjes, ndërsapolicia më ka thirrur për të identifikuar trupin. Dashamir Xhepa më ka thënëpara shtatë viteve që do më vriste nënën, por unë i thoja që të merrej me mua.Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare, ishte zhdukur, nuk ishte nëceremoninë e varrimit. Jam parë për herë të fundit me të në gjykatë. Ai po udënua me burg shpëton, unë e dua jashtë atë. Dashamir Xhepa më ka vrarë nënën.Unë nuk e di a ka patur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja dhe nëse e ka parëdikush atë. Ju më kuptoni, unë po dridhem i tëri (i tensionuar). Atë që ka bërëai (xhaxhai) e bënë një legen. Legen pasi nuk u mor me mua, por u mor me njëfemër. Përveç konfliktit të lekëve nuk ka patur shkaqe të tjera për ta vrarënënën time, nuk është e vërtet që ka patur çështje simpatie apo lidhjesentimentale.”
Situata u tensionua dhe acarua në sallën egjyqit pasi i pandehuri Dashamir Xhepa akuzoi nipin se nuk po thoshte tëvërtetën. Sipas tij Komisariati nr. 6 i njihte shumë mirë, edhe mua, edhe këta,ndërsa dëshmitari, Marjus Xhepa, i flet me fjalë fyesi. Në seancën e radhën dotë jepen konkluzionet përfundimtare.