Meta: T'i rikthejmë sovranitetin popullit me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e kushteve të BE

Presidenti Ilir Meta kaapeluar sërish aktorët politike që ti qëndrojnë strikt marrëveshjes së 5qershorit për reformën zgjedhore.

Teksa ka publikuar një grafik me renditjen e Shqipërisë përkrah vendeve të konfliktit për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE, Meta thotë se Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Meta: Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Meta apelon që tu rikthehetshpresa qytetarëve, duke e rikthyer sovranitetin në duart e popullit me hapjene listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE.

Klasa politike mbetet akoma endarë për çështjen e hapjes së listave dhe koalicionet parazgjedhore.

Ndërkohë mazhoranca nga anatjetër është e vendosur për të shtyrë përpara këtë proces sipas propozimeve tësaj, edhe pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.