Shkodër/ Arrestohet një person i dënuar me burg, në pranga edhe 26-vjeçari për përkrahjen e autorit të krimit

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ditëne sotme. Bëhet fjalë për 39 vjeçarin Gjokë Odri i cili ishte dënuar në vitin2018 me 3 vite dhe 4 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja enarkotikëve", si dhe 26-vjeçari A.B. për veprën penale “Përkrahja eautorit të krimit”.

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallurnë kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim, idënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprënpenale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dheTrafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, nëbazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi ishtetasit të shpallur në kërkim:

Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë,Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës sëParë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja enarkotikëve".

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë ishtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale“Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së RrethitGjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.