Foto/ Nga pritja e familjarëve në oborrin e spitalit në grumbullimet në klinika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2020, 14:49
Situata e shkaktuar nga Covid-19 ka prekur në masë të gjerë të gjithë vendin. Ato që po e vuajnë më shumë këtë situatë janë pacientët e shtruar në spitale, si dhe të afërmit e tyre, të cilëve nuk u lejohet hyrja në ambientet brenda spitalit.
Pavarësisht kësaj situate, vihet re një mosrespektim i rregullave anti-covid në klinika, ku radhët e gjata të pritjes po shkaktojnë grumbullime njerëzish. Në një situatë të tillë është e pamundur të respektohet distancimi social.
Për më tepër detaje, ju ftojmë që të ndiqni fotot nga fokusi i kamerës së LSA.