U dënua në vitin 2014 me 6 vite burg për 115 kg hashash, arrestohet 37-vjeçari nga Lazarati
Një 37-vjeçar nga Lazarati është arrestuar ngapolicia pasi në vitin 2014 është dënuar me 6 vite burg për 115 kilogramëkanabis.
Shtetasi K.S. ka qenë duke drejtuar njëautomjet në Këlcyrë dhe pasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetindhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet ePolicisë, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Ai është dënuar në mungesë nga Gjykatës sëShkallës së Parë Gjirokastër me 6 vite burg, për veprën penale "Prodhimidhe shitja e lëndëve narkotike".
Ndërsa është arrestuar edhe një 18-vjeçar icili ka përndjekur fyer dhe kërcënuarnëpërmjet gjesteve fizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.
Gjirokastër
Vijon puna për kapjen e personave të shpallurnë kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprënpenale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotive", si dhe ndalohen dyshtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksisonit për Hetimin eNarkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operativedhe një pune të mirorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
• K. S., 37 vjeç, banues në Lazarat,Gjirokastër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi, nëdatën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qenë duke drejtuar një automjet dhepasi ka parë shërbimet e Policisë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur nëfshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në afërsitë mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
ProkuroriaPranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin përekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ecila e ka dënuar shtetasin K. S., me 6 vite burg, për veprën penale"Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".
----------------------
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmetbënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit N. T. ,18 vjeç, banues në Përmet, pasi nëmënyrë të përsëritur ka përndjekur duke e fyer dhe kërcënuar nëpërmjet gjestevefizike, verbale dhe thirrjeve telefonike shtetasen A. K.
---------------------
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjessë ndodhur në fshatin Palokastër, Gjirokastër, ku është dhunuar në banesën esaj shtetasja P. Q., u bë ekzekutimi iurdhërit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përndalimin e shtetasit K. Xh., 66 vjeç, banues në fshatin Palokastër, Gjirokastër.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.