“Mbaj premtimin kryeministër! Tempora me banorët në pallatet ende të rrënuara nga tërmeti

Dhjetë muaj nga tërmeti i 26 nëntorit emisioni “Tempora”zgjedh të sjellë realitetin e qytetarëve të prekur nga fatkeqësia nayrore, pangjyrat e propagandës dhe kasetave të montuara.

Vendosëm të shkojmë në zemër të Durrësit, aty ku me mijëraqytetarë kanë mbetur pa një çati mbi kokë. Ndaluam në lagjen 18, aty kuqytetarët ende të presin me letra në duar dhe pa një zgjidhje për hallin e madhqë ju ka rënë.

Guxojmë shumë. Bashkë me banorët e këtij pallati vendosëm për të hyrë Brenda tij, për të parë realisht se si është gjendja e tij. Pamjet nuk kanë nevojë për koment dhe propagandë. Shkallë të rëna, ashensori po ashtu ndërsa për muret as që mund të mendohet.

Tmerri i 26 nëntorit vijon ende sot ku nuk kanë asnjëpërgjigje nga instancat përgjegjëse.

Paralajmërojnë ballafaqimin në drejtësi.

Ndërsa për kryeministrin kanë vetëm një kërkesë: "Kur erdhi në Durrës unë jam durrsak, do ta shoh sa durrsak je zoti kryeministër, por deri tani e pashë sa durrsak je, s’ka asnjë njeri prapa hekurave. Po të lë kohë të reflektosh. Mbaj fjalën zoti kryeministër”