Rrëfimi rrënqethës i gruas që u përplas me makinë nga komshiu: Bëra si e vdekur, më nxorrën me vinxh

Para pak ditësh në Shkodër u shënua njëkonflikt midis Hilë Simonit dhe Kaltrina Lazrit. Pas konfliktit 61-vjeçari e kapërplasur me makinë 54-vjeçaren duke i shkaktuar dëme në trup dhe thyerje këmbe.

Ai pretendon se Kaltrina i ka dalë para dhenuk ka dashur që ta shtypë.

Ora News ka siguruar një intervistë me të dëmtuarëne cila shprehet se goditja me makinë ka qenë e qëllimshme.

Intervista e plotë:

-Duhet të thuash dy fjalë të tregosh nëse kaqenë me dashje apo pa dashje.

Kaltrina: Çfarë me thënë

-Thuaj a ka qenë me dashje apo jo

Kaltrina: Me dashje ka qenë

Ngatërresa ka qenë gjithmonë nga gratë, eshoqja ka qenë ajo që nxirrte ngatërresë.

Më ka thënë që do të të vras do të të mbys, unëe lash dhe ika. Rrugës kur shkon për në Kishë, ai ka qenë duke ruajtur tek shtëpiae tij.

Merr makinën me shpejtësi dhe ndalohet nëgjysmë të rrugës. U ndalu me makinë dhe më tha ec përpara, unë i thash jo, mosdil nga makina sepse me rreh.

Ai ka marrë kthesën e makinës me shpejtësi dhe me ka hedhur në kopsht të atij zotërisë aty. Kam qëndruar 1 orë apo më shumë nën makinë, ai u ul nga makina dhe më ka rrahur.

Në një moment unë i kam kafshuar gishtin dhe ulargua, më pas unë bëja si e vdekur. Pas një farë kohe ai është larguar dhe mëpas ka dalë një komshi.

Komshiu nuk ka ditur se çfarë ka ndodhur, kadalë kot, bërtita që më ndihmoni. Doli ajo dhe më tha që nuk kam çfarë të bëjë.Më pas kam lajmëruar djalin dhe ai ka lajmëruar shefin e zonës dhe kanë ardhurtë dy.

Kanë ardhur disa persona për me më nxjerr, pornuk kanë mundur të më nxjerrin më pas ka ardhur vinxhi dhe më kanë nxjerr mevinxh.

Ai e ka bërë me dashje.

-Po për deklaratën që ai ka dhënë në polici.

Kaltrin:  Unë nuk e di çfarë deklarate ka dhënë ai nëpolici.

-Që ka pirë kafe me bashkëshortin, nuk kenipas konflikte?

Kaltrina: Konflikte kemi pasur ne më parë përpunë të gardhit, por të gjitha kanë ardhur prej të shoqes.

-Keni pas hyrje-dalje me njëri-tjetrin?

Kaltrina: Jo, Jo, ka vite që nuk kemi hyrje-dalje.

-Çfarë kërkoni?

Kaltrina-Unë, vetëm drejtësi.

-Sa larg i keni banesat.

-Kaltrina: I ndan vetëm një perde.

-Nga spitali çfarë u kanë thënë?

Kaltrina- Do të bëj 3 operacione.

Ndërkohë që ditën e sotme për 61-vjeçarin ështëcaktuar masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Shkodrës.