Policia bën bilancin e 24 orëve/ 24 persona të arrestuar dhe 49 të shoqëruar për verifikim
Policia e shtetit ka publikuar bilancin e 24orëve të fundi sa i përket punës së këtij institucioni në të gjithë vendin.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar24 persona për vepra penale të ndryshme si dhe janë shoqëruar në komisariate 49persona për verifikim.
Gjithashtu janë bllokuar edhe 12 mjete që udhëtoninpa dokumentacionet përkatëse.
Policia e Shtetit
Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyravetë përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisëkriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje,atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apotrafikojnë lëndë narkotike etj.
Gjatë orëve të fundit janë kapur dhe vënë nëpranga persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndajpersonit.
Janë sekuestruar kanabis, kokainë dhe armëzjarri.
Në zbatim të planit operacional janë angazhuartë gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”,FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë eShtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.
Në tëgjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 75 pika kontrolli nëakset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale,si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.
Janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale,banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve tëkundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve janë goditur treraste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, një në Tiranë, njënë Vlorë dhe një në Korçë dhe janë vënë në pranga autorët.
Është goditur një rast i armëmbajtjes pa lejenë Sukth, Durrës, ku një 14-vjeçar qarkullonte me armë zjarri pistoletë mevete, janë kapur 5 persona në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar,janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.
Në të gjithë vendin janë arrestuar nëflagrancë 24 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar përverifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 49persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.
Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtimmjeti pa leje drejtimi, dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhejanë bllokuar 12 automjete që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës.
Operacioni vijon.