Gjykata kushtetuese, Yuri Kim: Mos u dorëzoni për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë
Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim,shprehet se krijimi dhe vënia në funksionim e Gjykatës Kushtetuese është shumëe rëndësishme për të vazhduar zbatimin e reformës në drejtësi.
Sipas saj është e nevojshme heqja e pengesave dhe apelon për gjyqtarët që mos të dorëzohen për ata që duan që drejtësia të mos vijë kurrë.
''Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi. është e nevojshme për të hequr pengesat, dhe për të kërkuar zgjidhje praktike. Mos u dorëzoni kurrë përr ata që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë'', shkruan Kim në Twitter.
Very important for Albania’s future to keep implementing Justice Reform, step by step. Need to remove obstacles, seek practical solutions, never surrender to those who wish Justice will never come. https://t.co/qONXBiIGBG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 23, 2020