Shiu përmbyt Laprakën, banorët: Rrugët e pakalueshme, bashkia s'ka punuar
Shirat që përfshinë Shqipërinë këto dy ditë kanë shkaktuar përmbytje në lagjet e kryeqytetit të lëna pa investime prej kohësh. Në rrugën "Pavarësia" dhe "Vangjel Noti", gropat janë kthyer në pellgje me ujë duke e bërë kalimin e banorëve thuajse të pamundur.
Reshjet e shiut që kanë përfshirëvendin shkatuan përmbytje në zonën e Laprakës.
Në këtë zonë në pak minutareshje u krijuan pellgje të mëdha me ujë që vështirësuan kalimin e këmbësorëvedhe automjeteve në rrugën "Pavarësia" dhe "Vangjel Noti", banorëtthonë se kalimi në këmbë është thuajse i pamundur.
''Ky problemi është gjithmonë, dhe tani që fillon dimri është shumë keq,kur bie shi bllokohet komplet. SI në mesjetë. Çdo mëngjes përcjellim fëmijët në shkollë, ka raste që lemë edhe punën kur ka shi të rrëmbyeshëm. Këtu ka shumë baltë, duam që rruga të shtrohet.''

Megjithatë niveli i ujit e kabërë të vështirë edhe lëvizjen me automjete.
''Makinat i çojmë në servis çdo 2 muaj.''

Përveç problemeve tëinfrastrukturës rrugore, banorët thonë se plehrat janë një tjetër shqetësim përtë cilin nuk është gjetur zgjidhje.
Qytetarët bëjnë përgjegjëse Bashkinësi institucioni që duhet të marrë masa sa më pare për zgjidhjen e këtyreproblemeve.
''Erion Veliaj thiotë i kam rregulluar të gjitha rrugët, se çfarërrugësh ka rregulluar nuk e di. Bashkia Tiranë të vërë dorë mbi këtë rrugë se e ka lënë pas dore. Duhet të shtrohet patjetër.''