Mësimi në pandemi dëmton fëmijët: Na pengon maska

Zbatimi i masave anti covid në shkolla, edhe pse një element i nevojshëm për pandeminë, duket se po vendos në vështirësi nxënësit, veçanërisht ata të fillores. Së bashku me masat anticovid  nxënësit përballen edhe me vështirësitë e shkaktuara nga mbajtja e maskës, shkurtimi i orëve të mësimit dhe pamundësia për tu socializuar me bashkëmoshatarët.

Masat anticovid në shkolla me orët eshkurtuara, mësimin me turne, përdorimin e maskës dhe shmangien e distancimitsocial po ndikojnë negativisht në aspektin social mes fëmijëve e kryesisht përata të klasave të para.  Disa prej tyrethonë se mbajtja e maskës i pengon të flasin ndaj dhe në disa raste detyrohent’i heqin.

 ''Më bezdis, edhe nga syzet sepse me vjen avulli. Është e vështirë sepse nuk mund të flasim. Edhe mësuesja na thotë që të heqim maskën gjatë mësimit se nuk mund të shqiptojmë mirë.''

periudha e karantinës dhe ruajtja edistancës në klasë i ka bërë fëmijët të ndjejnë mungesën e socializimit meshokët

''Gjatë verës më kanë munguar shumë, nuk i kam takuar. Ndjehem sikur e vetmuar.''

Disa prej tyre thonë se në 25 apo 30 minutakanë raste që nuk u mjafton koha për të kryer detyrat e klasës.

''I mbarojmë dhe kur nuk na dal koha i mbarojmë në shtëpi.''

Me shqetësim shihet situata edhe ngasociologët. Zyhdi Dervishi thotë se ndoshta do të ishte më mirë  që këtë vit të mos niste shkolla për klasat epara.

''Mendoj se goditen më shumë nxënësit e klasave të para. Të shkosh pr herë të parë në shkollë dhe të mbash distanca me të tjerët, është një traumë e madhe. Ndoshta klasat e para nuk do duhej të fillonin këtë vit.''

Pavarësisht problematikave, sociologëtthonë se mësimi në klasa është një hap i mirë për rikthimin gradual nënormalitet.