Vrasja e Azem Hajdarit, prokuroria kërkon dëshmitar Sali Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2020, 15:46
Nis ne Gjykatën e Tiranës procesi ndaj Izet Haxhisë, i cili dyshohet për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-deputetit të Partisë Demokratike.
Prokurori Dritan Nushi lexoi kërkesën për gjykim dhe i paraqiti Gjykatës provat që duhen marrë.
Krahas provave të tjera, kërkoi të thirjen në cilësinë e dëshmitarit për të provuar akuzën kundër Izet Haxhisë edhe Sali Berishën, Vili Minarollin, Sali Lushën, Ylli Rakipin, Genc Pollon, etj.
Vete Izet Haxhia nuk u paraqit në gjykim, duke deklaruar se donte të përfaqësohej prej Av. Idajet Beqiri.
Gjykimi u zhvillua në mungesë të tij dhe me praninë e avokatit të tij. Seanca e radhës të datës 2 tetor ora 10.00