Covid-19/ 121 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancine fundit sa i përket rasteve me Covid-19 në Shqipëri.

Sipas ministrisë kemi pasur 3 humbje jete, 121raste të reja dhe 97 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Socialeju informon se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithëvendin. Në 24 orët e fundit  janë  97 të shëruar, duke e çuar 7139 numrin eqytetarëve që e kanë mundur COVID19.

Janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarvepozitivë në 24 orët e fundit është si vijon:

57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 nëLezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje,Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër,Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë-Arrëz.

Ju informojmë se aktualisht në spitalinInfektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapiintensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet emjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar ngaTirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Ministria eShëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjikei përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vend, Ministria e Shëndetësisë dheMbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat përparandalimin e ketij infeksioni të rrezikshëm:

Ruani distancimin social;

Mbani detyrimisht maskë në ambiente tëmbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca;

Kujdesuni për higjenën e duarve dhe atërespiratore;

Dezifektoni objeketet që prekni, ajrosniambientet, shmangni grumbullimet, të gjitha këto janë masa të rëndësishme që jumbrojnë nga COVID-19.

Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhonishenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjestelefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.  Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik sidhe informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)

Testime totale                   82.233

Raste pozitive                    12787

Raste të shëruara            7139

Raste Aktive                        5278

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40,Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7,Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipasqarqeve:

Tiranë         2616

Durrës      564

Shkodër       381

Lezhë            305

Elbasan         304

Korçë            249

Fier            244

Vlorë         193

Kukës             150

Berat         105

Dibër        86

Gjirokastër    81