Pranga adoleshentit në Durrës, po lëvizte me 'Zastava' në çantë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2020, 13:58
Armëmbajtja pa leje vijon të mbetet një problem jo vetëm përpersonat e rritur por edhe minorenët.
Një 14-vjeçar nga Shijaku u arrestua në Durrës pasi gjatë kontrollit fizik ju gjet njëpistoletë pa leje.
"Në vijim tëveprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur A. V., 14 vjeç, banues nëSallmone, Shijak.Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin A. V., nëafërsi të stacionit të trenit në Sukth dhe pas kontrollit fizik, në çantën edorës i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armëzjarri pistoletë tip "Zastava".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës,për veprën penale "Armëmbajtje pa leje", për të cilën parashikohetdënimi me burgim deri në 7 vjet.